Ambasadorja Kim përshëndet korrigjimin e vlerësimit nga BKH

Nga Exit News
Ambasadorja Kim përshëndet korrigjimin e vlerësimit nga BKH

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka përshendetur korrigjimin e vlerësimit nga Komisionit i Vlerësimit të Kandidatëve për në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan:

“Ne e përshëndesim njoftimin e BKH për shqyrtimin e rezultateve të testimit dhe korrigjimin e një gabimi. Sinjal i fortë që BKH po siguron transparencë dhe integritet, praktikon kontrollin e cilësisë dhe po merr përgjegjësi për veprimet e tij. Kjo është pamja e reformës së vërtetë.”

Komisioni njoftoi ditën e hënë se kanë rikorigjuar testimet e kandidatëve, ku rezultoi se njëri ishte skualifikuar pa të drejtë. Komisioni deklaroi se personi do t’i nënshtrohet testimit të ardhshëm.

Ky reagim erdhi pas padisë së 12 kandidatëve të cilët akuzojnë Komisionin se nuk ka qënë transparent.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>