Ambasadorja Kim përshëndet vendimin e GJKKO për Llallën

Ambasadorja Kim përshëndet vendimin e GJKKO për Llallën

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim përgëzoi dënimin e ish-kryeprokurorit Llalla nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

” Më vjen mirë të shoh që SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga hyrja në Shtetet e Bashkuara për korrupsion të lartë, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin”, shkroi ajo në Twitter, të enjten, pas vendimit.

Ambasadorja në mënyrë të tërthortë i është përgjigjur Berishës, për mbrojtjen e dinjitetit.

“Kur GJITHË janë të barabartë para ligjit, të GJITHË kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë.”, mbyll Kim postimin e saj.

Ish-kryeprokurori u dënua me 2 vjet burg, 5 vjet ndalim nga postet publike dhe ju sekuetruan 4 toka dhe 1 aparatament.

Llalla do ta apelojë vendimin ne apel.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>