Ambasadorja Kim përshëndet vendimin e gjykatës për ish-kryeprokurorin Llalla

Nga Exit News
Ambasadorja Kim përshëndet vendimin e gjykatës për ish-kryeprokurorin Llalla

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim përshëndeti vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, e cila la në fuqi dënimin me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga sistemi i drejtësisë dhe poste publike.

Ambasadorja shkruan në Twitter se “është mirë të shohësh drejtësinë e vënë në vend ndaj zyrtarëve të korruptuar”.

Ajo gjithashtu nxit prokurorët “të vazhdojnë të veprojnë ndaj zyrtarëve – pavarësisht postit ose fuqisë – të cilët shpërdorojnë postin për të pasuruar veten”.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga sistemi i drejtësisë dhe poste publike nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së Tiranës edhe për sekuestrimin e një apartamenti në Durrës dhe 4 sipërfaqe toke në emër të Llallës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>