Ambasadorja Kim: Qeveria merita në përballimin e pandemisë, Kodi Penal rasti ideal për procesin legjislativ

Nga Exit News
Ambasadorja Kim: Qeveria merita në përballimin e pandemisë, Kodi Penal rasti ideal për procesin legjislativ Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim deklaroi se qeveria ka merita në përballimin e pandemisë se koronavirusit.

Në një intervistë në Euroneës ambasadorja Kim pohoi se rezultatet tregojnë se qeveria ka bërë një punë të mirë.

“Rezultatet flasin vetë. Qeveria ka merita ne përballimin e situates. Kemi niveli të ulëta të infektimit dhe te vdekjes.”

Në lidhje me ndryshimin e Kodit Penal, si masë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes, ambasadorja Kim pohoi se për të ai është rasti ideal se si procesi legjislativ duhet të funksionojë. Ajo tha se të gjithë aktorët morën pjesë në hartimin e ndryshimeve.

“Kodi penal rasti ideal për procesin legjislativn në Shqipëri, ku të opozita e shoqëria civile dhanë mendimin e tyre, Presidenti bëri ndryshimet e tij dhe Kuvendi në përfundim e miratoi.”

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme