Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim i ka bërë thirrje institucioneve shqiptare të luftojnë krimet seksuale kundër fëmijëve. Ajo i kërkoi atyre të miratojnë ligjin dhe të punojnë me organizatat e shoqërisë civile.
Në një postim të enjten në Facebook për të kujtuar Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, Ambasadorja Kim shkroi se:
“Detyra jonë të krijomë një vend të sigurtë për rritjen e fëmijëve. Shqipëria duhet të luftojë abuzimin me fëmijët dhe neglizhencës duke zbatuar ligjin dhe të punojë me shoqërinë civile. Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë”.