
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i bëri thirrje partive politike të bëjnë vetingun e kandidatëve për deputetë.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan:
“Kujdes: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, kryetarët e tyre do të mbajnë përgjegjësi për kandidatët nën logon e tyre. Ju lutem vetoni kandidatët tuaj- mos i ofendoni votuesit, mos cenoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.”
Postimi i Kim vjen pak minuta para mbledhjes Këshillit Politik në orën 17:00.