
Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se vendimi për përcaktimin e ish-kryeministrit Berisha nga departamenti i shtetit është marrë pas një procesi të gjatë shqyrtimi.
Në një intervistë për VOA, Kim tha se vendimi i DASH nuk është pjesë e ndonjë teorie konspiracioni por “ka të bëjë me faktet”.
Sipas Kim, vendimi para se të nënshkruhej nga Sekretari i Shtetit “ka kaluar në shumë nivele shqyrtimi” dhe shtoi se kur ky vendim merret për korrupsion ai është shumë i dukshëm, duke i quajtur jo të sinqetrtë skeptikët.
Sa i përket kërkesave për paraqitjen e provave kundër Berishës, Kim tha se “Qeveria e SHBA, për këto përcaktime ekziston një proces”.
E pyetur se si i përgjigjet kritikave që e shohin afër me qeverinë, Kim tha se detyra kryesore e diplomatëve është që “të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune”.