Ambasadorja Kim: Zbatoni reformën në drejtësi, që të vijnë investitorët e huaj në Shqipëri

Nga Exit News
Ambasadorja Kim: Zbatoni reformën në drejtësi, që të vijnë investitorët e huaj në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim theksoi të hënën vazhdimin e reformës në drejësi si një mënyrë për të tërhequr investitorët e huaj në vend.

Gjatë një vizite në Vlorë, ku u takua me kryebashkiakun Dritan Leli, Kim u shpreh:

”Kisha dëgjuar gjëra të bukura për Vlorën por duke ecur në rrugët e qytetit pashë që qyteti juaj ofron më shumë. Është kënaqësi për mua të shoh ndryshimet e Vlorës ndër vite.

Nëse në Shqipëri zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet, atëherë e gjithë Shqipëria do të ecë përpara.

Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të sundojë ligji, në mënyrë që shqiptarët, amerikanët të kenë besim që investojnë në Shqipëri.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>