Ambasadorja Vlahutin kërkon shtyrje të mandatit të saj në Shqipëri

Ambasadorja Vlahutin kërkon shtyrje të mandatit të saj në Shqipëri

Burime për Exit.al bëjnë me dije se ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka kërkuar të zgjasë me një vit qëndrimin e saj në Shqipëri. Mandati i saj duhet të mbarojë në vjeshtë 2018.

Kroatja Vlahutin u emërua Kryetare e Delegacionit të BE-së në Tiranë në vitin 2014, pas përfundimit të mandatit katër vjeçar të italianit Ettore Sequi.

Pak ambasadorë të BE-së kanë kërkuar në të shkaurën dhe kanë marrë shtyrje të mandatit të tyre. Numri i tyre është ulur edhe më shumë vitet e fundit.

Arsyeja zyrtare e kërkesës së Ambasadores Vlahutin për shtyrje të mandatit nuk dihet ende, por mund të lidhet me përpjekjen e saj të vazhdueshme për të siguruar një karrierë brenda BE-së ose burokracisë ndërkombëtare.

Ambasadorja Vlahutin është një nga dy ambasadorët e BE-së të emëruar politikisht nga Kroacia, si pjesë e kuotave të vendeve anëtare në psotet politike të BE-së. Emërimi tjetër kroat  është ambasadori i BE-së në Taxhikistan.

Përpara se të bëhej ambasadore e BE-së në Shqipëri, Vlahutin shërbeu si këshilltare e Presidentit të Kroacisë, dhe ka qenë një nga njerëzit më të afërt të tij. Për shkak të kësaj afërsie, ajo u shpërbleu nga shefi i saj me një nga dy postet politike që mori Kroacia në BE me anëtarësimin e saj në BE.

Në vitin 2015, komisioni parlametar kroat për konfliktet e interesit zhvilloi një hetim për Zonjën Vlahutin, pasi kishte dyshime për fshehje të pasurisë dhe falsifikim të deklaratave të pagave e pasurive të paluajtëshme. Pavarësisht vërtetimit të këtyre akuzave, komisioni vendosi të mos ndërmarrë masa ndaj zonjës Vlahutin meqë ajo nuk paguhej më nga Kroacia, por nga Bashkimi Evropian.

Figura e ambasadores Vlahutin në Shqipëri u dëmtua pas bërjes publike të blerjes së një vile 1,6 milionë euro në një komples luksoz të ndërtuar nga një prej oligarkëve shqiptarë. Kohët e fundit ka pasur raportime të pakonfirmuara se OLAF, agjencia kundër-mashtrimeve financiare e BE-së ka filluar një hetim mbi rolin e ambasadores dhe gjithë delegacionit të BE-së në Shqipëri në blerjen e vilës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>