Ambasadorja Vlahutin: Vota për PS, votë pro reformave

Ambasadorja Vlahutin: Vota për PS, votë pro reformave

Kryetarja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin e quajti fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhje si një votë pro vazhdimit të reformave.

Zonja Vlahutin, në një intervistë për Deutsche Welle, pranoi për herë të parë se për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në BE duhet bërë progres në pesë kushtet kryesore, mes të cilave lufta kundër korrupsionit, kundër krimit dhe reforma në drejtësi.

Më poshtë janë disa nga deklaratat kryesore të Ambasadores Vlahutin për Deutsche Welle:

– Presim që qeveria e re të rimarrë përgjegjësi të plotë për reformat, meqë kjo votë ishte, në njëfarë mënyre, mbështetje për programin e reformave.

-Rekomandimi për hapjen e negociatave është në varësi të progresit në zbatimin e reformës së drejtësisë, në veçanti rivlerësimin e gjyqtarëve si dhe në pesë përparësitë kyçe: lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, forcimi i gjyqësorit, administratës publike dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, përfshirë romët dhe politikat anti diskriminuese, si dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë.

-Reforma e drejtësisë ka qenë pjesa qendrore e përpjekjeve tona gjatë këtyre dy viteve e gjysmë, thjesht ngaqë pa shtetin e duhur ligjor nuk ka mundësi që vendi të përparojë si shoqëri, si ekonomi, por edhe në ambiciet e veta për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian.

-Reforma e drejtësisë është një bllok themelor, jashtëzakonisht i rëndësishëm për trajtimin e dy përparësive të tjera kyçe që lidhen me shtetin ligjor – luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër korrupsionit.

-Rivlerësimi i gjykatësve dhe prokurorëve do të nisë shumë shpejt. Si një pjesë kyçe e reformës, ai duhet gjithashtu të dëshmojë, me rezultate, besueshmërinë e përpjekjeve për reforma.

-Gjatë gjithë kësaj kohe qytetarët e Shqipërisë kanë shprehur një mbështetje shumë të madhe për reformën dhe personalisht, besoj se kjo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në këtë votë.

-Është e rëndësishme për vendin që të ketë një opozitë të pjekur, të konsoliduar, që mund të marrë pjesë në diskutime politike shumë serioze që do të shtohen edhe më shumë në agjendën tonë të përbashkët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>