Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, në një koment nga Vlora ka lënë për të kuptuar se shpallja i padëshirueshëm i ish-Presidentit Sali Berisha në SHBA është një veprim për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Ajo nënkuptoi se ky veprim është fillimi i ndryshimit, ku askush nuk do të jetë mbi ligjin.
E pyetur nga gazetarët në një aktivitet në Vlorë, nëse Berisha ishte peshku i madh, ambasadorja u përgjigjë se:
“Mesazhi është ky Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s Shqipëria do të jetë në BE, është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe që të vijë kjo, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë”.