
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim u shpreh se operacioni anti drogë i zhvilluar sot, 2 korrik, tregon se reforma në drejtësi po prodhon “gjithmonë e më shumë rezultatet që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron”.
“Shikoni operacionin e sotëm, i cili është vetëm sulmi më i fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar”, shkroi në Twitter Yuri Kim duke ju refeuar arrestimit të prokurorit dhe 3 punonjësve public.
Kim përsëriti mbështetjen e SHBA-ve për SPAK dhe BKH. “Reforma në drejtësi nuk ka qënë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por ajo po ecën përpara dhe po prodhin rezultate”, shtoi Kim.
38 persoan u arrestuan sot, në kuadër të operacionit Shqipëri-Itali, ‘Shpirti’, kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.