Ambasadorja Yuri Kim thirrje për njohjen e zgjedhjeve dhe pjesmarrje në Kuvend

Nga Exit News
Ambasadorja Yuri Kim thirrje për njohjen e zgjedhjeve dhe pjesmarrje në Kuvend

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim I bëri thirrje partive politike të njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe të shkojnë në Kuvend në shtator.

“Është me rëndësi që të gjitha partitë të njohin rezultatet e zgjedhjeve. Shqipëria ka qenë tepër gjatë pa një opozitë të plotë në parlament.

Tani, teksa presim shtatorin, presim me kënaqësi që Partia Demokratike, [..]të kthehen në parlament”, u shpreh Kim në një intervistë për Blendi Fevziun.

Ambasadorja u shpreh se zgjedhjet në vend ishin të mira. “Prandaj mendoj që në tërësi, jemi të kënaqur me mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet”, u shpreh ajo.

Kim bëri thirrje për hetim të ankimimeve të parregullsive në zgjedhje: “SPAK, tek prokurorët dhe ligjzbatuesit duhet t’i marrin këto seriozisht dhe t’i hetojnë të gjitha këto raste”.

Për shitblerjen e votës, Ambasadorja u shpreh se shpreson që të marër fund ky fenomen.

Kurse për kandidatët problematic në Kuvend, Ambasadorja Kim përshëndeti largimin e Tom Doshit. Kjo listë është më e mirë se e viti 2017, u shpreh Yuri Kim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>