
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Austria kanë shprehur mbështetjen për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Përmes një njoftimi të përbashkët për shtyp, pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Austri, dy vendet shpresojnë se Kosova e Serbia do të arrijnë një marrëveshje dhe më pas ‘të avancojnë dhe të integrohen në komunitetin transatlantik’.
SHBA-të dhe Austria shprehen se i gjithë Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për to dhe anëtarësimi i vendeve të BP-së në Bashkimin Europian është qëllimi final i tyre.