Amerika do të ekzekutojë të dënuarën e parë femër në 67 vjet

Nga Exit News
Amerika do të ekzekutojë të dënuarën e parë femër në 67 vjet

Në Amerikë, do të ekzekutohet e burgosura femër e parë në 67 vjet. Lajmi u dha nga departamenti i Drejtësisë.

Lisa Montgomery, e cila mbyti një grua në vitin 2004 dhe i vodhi asaj foshnjën e palindur, do të ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës në burgun amerikan në Terre Haute, Indiana, më 8 dhjetor.

Montgomery do të bëhet gruaja e parë e ekzekutuar nga qeveria amerikane që nga Bonny Brown Heady në dhjetor 1953.

Avokatët e Montgomeryt e kanë quajtur vendimin për ekzekutimin të padrejtë. Ata kanë argumentuar se ajo ka dëmtim të trurit nga abuzimet kur ka qenë fëmijë dhe vuan nga psikoza dhe probleme të tjera mendore.

Prokurori i përgjithshëm, William Barr, njoftoi vendimin për ekzekutimin e Montgomeryt, 52 vjeç, në një deklaratë ku e quante krimin për të cilën është dënuar ajo, si një vrasje të tmerrshme dhe të urryeshme.

Nën drejtimin e prokurorit Barr, shtatë ekzekutime të të burgosurve federalë kanë ndodhur që nga korriku. Para kësaj, vetëm tre të burgosur ishin ekzekutuar që nga rivendosja e dënimit federal me vdekje që prej vitit 1998.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>