Amerika, e para në botë me mbi 2000 viktima në 24 orë

Nga Exit News
Amerika, e para në botë me mbi 2000 viktima në 24 orë

Amerika është bërë vendi i parë në botë ku më shumë se 2 mijë pacientë me koronavirus vdiqën në një ditë të vetme.

Të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se 2,108 njerëz vdiqën gjatë 24 orëve të kaluara ndërsa tani ka rreth 501 mijë të infektuar dhe 18777 viktima.

Pritet që brenda pak orëve Amerika të tejkalojë Italinë, e cila ka 18849 viktima, si vendi me më shumë pacientë me koronavirus të vdekur, në të gjithë botën.

Rreth 7100 vdekje, ose sa 37 për qind e totalit, janë regjistruar në zonën e New York-ut.

Studiuesit kishin parashikuar që numri i vdekjeve në SHBA do të arrinte në kulmin e tij të premten, 10 prill, dhe pastaj gradualisht do të fillonte të bjerë, duke rënë në rreth 970 persona në ditë deri më 1 maj – ditën kur anëtarët e administratës Trump kanë parashikuar si një datë e mundshme për të filluar rihapjen e ekonomisë.

Ekspertët e shëndetësisë të Shtëpisë së Bardhë, thanë se shpërthimi i Covid-19 po fillon të nivelohet në të gjithë SHBA-në.

Dr Deborah Birx tha që kishte shenja të mira shpërthimi ishte duke u stabilizuar, por paralajmëroi:

“Megjithëse të dhënat janë inkurajuese, ne nuk kemi arritur kulmin.”

Presidenti Donald Trump gjithashtu ka thënë se ai pret që Amerika të ketë një numër më të ulët vdekjesh sesa parashikimet fillestare të 100 mijë vdekjeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>