Institucionet amerikane dyshojnë se Koreja e Veriut ka rritur pordhimin e karburantit për armët bërthamore në mënyrë të fshehtë dhe do të kërkojë t’i fshehë ato duke kërkuar lëshime në bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyrtarët amerikanë deklaruan dy ditë më parë, se në muajt e fundit Koreja e Veriut ka rritur prodhimin e uraniumit të pasuruar që përdoret për armët bërthamore, madje edhe gjatë javëve kur ishte planifikuar takimi midis dy liderëve Trump e Jong Un.
“Ka dëshmi absolutisht të qarta se ata po përpiqen të mashtrojnë SHBA-në,” u shpreh një prej zyrtarëve për rrjetin e lajmeve NBC.
Zyrtarët u shprehën se materialet për armët bërthamore mbahen në disa vendqënrime secrete dhe vazhdojnë të prodhohen megjithëse Trump dhe Jong Un nënshkruan marrëveshje për denuklearizimin e plotë të gadishullit Korean.
Agjencia e Inteligjencës Amerikane CIA nuk pranoi të komentojë mbi këto të dhëna, ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit tha se nuk mund të konfirmojë këto lajme, pasi nuk jep komente mbi çështje të CIA-s.
Javët në vazhdim, Mike Pompei, Sekretari amerikan i shtetit, pritet të vizitojë Korenë e Veriut për të nisur konkretisht punën për zbatimin e marrëveshjes mes Trump dhe Jong Un.