Amerika, Kosova dhe Serbia nominohen për çmimin Nobel të paqes

Nga Exit News
Amerika, Kosova dhe Serbia nominohen për çmimin Nobel të paqes

Amerika, Kosova dhe Serbia janë propozuar për çmimin Nobel për paqen, pas nënshkrimit të marrëveshjës së bashkëpunimit, në 4 shtator në Uashington.

Nominimi është bërë nga deputeti i Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson.

Në një postim në Twitter, Jacobsson shkruan:

“Dua që të nominoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për çmimin Nobel për paqe, pasi përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe afrimi drejt paqes dhe njohjes reciproke.”

Deputeti ka publikuar në Twitter dhe letrën zyrtare dërguar  Akademisë së Shkencave të Norvegjisë, e cila ndan çmimet Nobel.

Një ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump është propozuar për çmimin Nobel të paqes për vitin 2021, dhe për ndihmën e dhënë në vendosjen e paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>