Amerika Latine po ‘lufton’ me ilaçet false kundër Covid-19

Nga Exit News
Amerika Latine po ‘lufton’ me ilaçet false kundër Covid-19

Facebook çaktivizoi një rrjet profilesh të lidhura me punonjës të qeverisë së Presidentit Bolsonaro dhe djemve të tij Eduardo dhe Flavio, që promovoninin iformacione të pavërteta mbi koronavirusin dhe ilaçe që e kurojnë atë.

Një prej këtyre ilaçeve është reklamuar nga vetë Presidenti Bolsonaro që doli pozitiv me Covid-19.

Ai u shfaq në një video duke marrë ilaçin hydroxychloroquine si kurë. Videoja është shikuar mbi 6 milion herë.

Edhe pse e pranon se ilaçi nuk është vërtetuar shkencërisht, Bolsarono shprehet “i sigurt” se për të po funksiononte kjo kurë.

Një tjetër ilaç që ka nisur të ngjallë interes është ivermectin.

Illaci që trajton parazitët dhe krimbat, ka nisur të përdoret kundër koronavirusit pavarësisht mungesës së provave që funksionon.

Organizata Pan Amerikane e Shëndetësisë e ka quajtur përdorimin e këtij ilaçi si të gabuar, por Peruja, Bolivia dhe Brazili zyrtarët e shëndetit e kanë pranuar ilaçin dhe ai është shitur gjerësisht tek qytetarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>