
Zgjedhjet presidenciale në Amerikë hynë në javën e tyre të fundit dhe një sondazh i kryer nga Reuters dhe Ipsos tregon se pjesa më e madhe e amerikanëve duken të gatshëm të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve, edhe në rast se nuk fiton kandidati i tyre i preferuar.
Në sondazhin më të fundit, të kryer në datat 13-20 tetor, rezultatet treguan se 79% e amerikanëve – përfshi 59% të atyre që duan ri-zgjedhjen e presidentit Trump – do të pranonin rezultatin nëse fitues do të shpallej Joe Biden.
Njëkohësisht sondazhi tregoi se 73% e amerikanëve – dhe 57% e atyre që mbështesin Joe Biden – do të pranonin një fiture të presidentit aktual Donald Trump.
Sondazhi i Reuters dhe Ipsos tregon se Biden është përpara Trumpit me 8 pikë përqindje më shumë në rang kombëtar: 51% e atyre që deklarojnë se do të votojnë mbështesin kandidatin demokrat, ndërsa 43% do të votojnë për presidentin Trump.