Një sondazh i Politico/Morning Consult në Amerikë ka treguar se pjesa më e madhe e elektoratit amerikan mendojnë se kopshtet dhe shkollat nuk duhen hapur plotësisht në vjeshtë.
65% e votuesve në Amerikë nuk janë dakord me kërcënimin e Presidentit Trump për të ndërprerë financimin e shkollave dhe kopshteve që refuzojnë të rihapen.
Shumë vende në Shtetet e Bashkuara po mendojnë një ndërthurje të mësimit online dhe atij në shkolla, pavarësisht këmbënguljes së Shtëpisë së Bardhë për hapjen e plotë të tyre.