
Drejtori i institutit të sëmundjeve infektive në SHBA Anthony Fauci u shpreh të dielën se amerikanët do të duhet të mbajnë maska edhe në 2022. Por, masat e tjera kufizuese do të hiqen me rritjen e numrit të të vaksinuarve, shtoi Fauci.
Mbajtja e maskave u bë e detyrueshme në botë si masë për ndalimin e përhapjes së virusit.
Rreth një vit që prej viktimës së parë të shkaktuar ngë Covid-19 në SHBA, vendi ka regjistruar 500 mijë viktima nga virusi. Sipas të dhënave të John Hopkins University, të shtunën në SHBA u regjistruan 1,831 viktima.