Amerikanët nuk e kanë idenë për dashurinë shqiptare, zbulon vrojtimi i opinionit publik

Amerikanët nuk e kanë idenë për dashurinë shqiptare, zbulon vrojtimi i opinionit publik

Shqipëria mund të jetë vendi më proamerikan në botë dhe mund t’i konsiderojë SHBA-të aleatin e saj më të madh, por Amerikanët duket se nuk kanë ndonjë ndjenjë të veçantë miqësie për Shqipërinë. Ose më mirë mund të thuhet se në përgjithësi amerikanët nuk e dinë nëse Shqipëria është vend miqësor ndaj tyre.

Një vrojtim i javës së shkuar i popullsisë së rritur amerikane ka zbuluar se Shqipëria është renditur e 76-ta ndër 144 vende për nga niveli i miqësisë.

5 për qind e të anketuarëve janë shprehur se e konsiderojnë Shqipërinë vend armik të SHBA-ve, 11 për qind vend jo miqësor, 33 për qind vend mik dhe vetëm 3 për qind e konsiderojnë vend aleat. Pothuajse gjysma e të anketuarve, 48 për qind, nuk janë të sigurtë nëse Shqipëria është vend mik apo armik i SHBA-ve.

Në vrojtimin e kryer nga YouGov, firma më e madhe ndërkombëtare e vrojtimit online, 7 150 amerikanëve iu kërkua të vlerësonin 144 vende nëse ato ishin mike apo armike të SHBA-ve në një renditje me pesë shkallë: aleat, mik, nuk jam i sigurtë, jomiqësor, armik.

Vendi i konsideruar më miqësor nga amerikanët është Kanadaja—87 për qind e tyre e konsiderojnë vend aleat ose mik— pasuar nga Australia me 83 për qind dhe Mbretëria e Bashkuar e Irlanda me 80 për qind secila.

Vendi i konsideruar më pak miqësor është Koreja e Veriut, të cilin e mendojnë vend armik ose jomiqësor nga rreth 73 për qind e të anketuarve, pasuar nga Irani i konsideruar i tillë nga 72 për qind dhe Siria nga 64 për qind e amerikanëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>