Amsterdami bën të detyrueshëm maskën në rrugë

Nga Exit News
Amsterdami bën të detyrueshëm maskën në rrugë

Amsterdami dhe Rotterdami vendosin mbajtjen e detyrueshme të maskës në vendet e popullura, raporton Politico.eu.

Bashkia e Amsterdamit pohoi se qytetarët do të jenë të detyruar të mbajnë maskë në vende si në rrugën me drita të kuqe, apo rrugët ku ndodhen dyqanet.

Bashkia argumentoi se këto janë rrugë të ngushta dhe të mbipopulluara duke e bërë më të lehtë përhapjen e virusit.

Kjo masë është e detyrueshme vetëm për persona mbi 13 vjeç. Maskat nuk janët ë detyrueshme në muze, restorante apo brenda në dyqan.

Më herët, Ministrja holandeze e Shëndetësisë Tamara van Ark’s njoftoi se qeveria nuk do ta bëjë maskën e detyrueshmë në të gjithë vendin, pasi nuk ka të dhëna mjekësore mbi efektivitetin e saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>