AMT, tërheqja nga ligji special konfirmon se nuk jemi të varfër, por të vjedhur

Nga Exit News
AMT, tërheqja nga ligji special konfirmon se nuk jemi të varfër, por të vjedhur

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT) e cilësoi tërheqjen për ndërtimin e teatrit të ri me PPP si tregues se shqiptarët “nuk janë të varfër” por “të vjedhur”.

Në një deklaratë të shpërndarë në Facebook AMT u shpreh se tërheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Kryeministrit Edi Rama “mbyllin me turp historinë me ligj special”.

Aleanca thekson se nga “çmenduria me ligj special” Bashkia Tiranë dhe qeveria janë kthyer për “investim të zakonshëm publik”.

“Investimi nga fondet publike ri-konfirmoi dhe njëherë se shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur. Investimi për restaurimin e Teatrit mund të përballohej me kohë nga buxheti publik, e nuk kishte nevojë për artifica të dëmshme ligjore siç ishte “ligji special”.

Aktivistët e Aleancës theksojnë se teatri duhet restauruar dhe jo shembur. Një kërkesë e tillë u mbështet një muaj më parë edhe nga Europa Nostra, organizata më e madhe që merret me ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Evropë.

Prej vitit 2018 qytetarë, aktivistë dhe artistë janë angazhuar në protesta të pandalshme për të kundërshtuar shembjen dhe tjetërsimin e Teatrit Kombëtar. AMT u shpreh se “kjo qëndresë qytetarësh tregoi se rezistenca dhe bashkimi funksionojnë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>