AMT tjetër padi për Ramën, Veliajn, Lleshajn për shembjen e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
AMT tjetër padi për Ramën, Veliajn, Lleshajn për shembjen e Teatrit Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paditur sot Ramën, Veliajn, Lleshajn, Veliun, Maznikun, drejtorët dhe këshilltarët e bashkisë dhe një sërë zyrtarësh të tjerë të lidhur me procesin e transferimit të pronës së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës.

AMT akuzon zyrtarët e lartë për shpërdorim detyre, shkatërrim me dashje të pronës, shkatërrim të objekteve historike dhe kulturore.

ATM shprehet se të gjithë procedurat për transferimin e pronës së TK-së janë bërë në mënyrë të paligjshme dhe më pas të gjithë vendimet e tjera për shembjen e godinave të teatrit janë të paligjshme.

Kjo është padia e 6-të që AMT bën në prokurori për çështjen e Teatrit Kombëtar. Më parë ata kanë paditur kryebashkiakun Veliaj, nënkryetarin Mazniku, inxhinierët që kanë hartuar akt-ekpertizën, ministrin e Brendshëm Lleshaj dhe drejtorin e policisë Ardi Veliu, si dhe gjithë zyrtarët që kanë firmosur për shembjen e TK-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>