Anastas Angjeli dhe Ilir Beqaj marrin poste të reja në Kuvend

Nga Exit News
Anastas Angjeli dhe Ilir Beqaj marrin poste të reja në Kuvend

Partia Socialiste ka bërë ndyshime në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe atë të Veprimtarisë prodhuese, duke emëruar respektivisht deputetët Anastas Angjeli dhe Ilir Beqaj në krye të tyre.

Me propozim të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, Angjeli ka zëvendësuar Milva Ekonomin në komisionin e Ekonomisë, ndërsa Beqaj zëvendëson Niko Peleshin.

Kjo lëvizje vjen rreth 1 muaj pasi Ekonomi mori detyrën e ministres së Bujqësisë dhe 2 javë pasi Peleshi u caktua ministër Mbrojtjeje.

Ilir Beqja, ish-ministër i Shëndetësisë, është drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Shkodrës. Ndërsa Anastas Angjeli rikthehet në krye të Komisionit Ekonomisë, pasi e ka mbajur edhe më parë këtë pozicion si edhe ka kryesuar ministrinë e Ekonomisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>