Anëtarësia e PD-së nis votimin për përjashtimin e kandidatëve për deputetë

Nga Exit News
Anëtarësia e PD-së nis votimin për përjashtimin e kandidatëve për deputetë

Partia Demokratike do të nisë konsultimin e listës së kandidatëve për kandidatë deputetë me anëtarësinë, nga data 25 shtator deri në datën 11 tetor.

Sipas dokumentit të publikuar të hënën nga media, të drejtën për të hequr një kandidatë nga lista e kandidatëve për kandidatë deputet të miratuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, e kanë vetëm anëtarët që plotësojnë këto kushte:

1 – Janë regjistruar si anëtar 6 muaj përpara datës së zgjedhjeve ku merr pjesë;

2 — Ka paguar kuotën vjetore;

3 — Nuk ka masë disiplinore, përjashtim ose dorëheqje;

4 — Merr pjesë rregullisht në mbledhjet e partisë.

Lista e anëtarëve që do të votojnë për personin që nuk duan ta kenë në listë do të publikohet 48 orë përpara zgjedhjeve.

Procesi do të administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në PD. Votimet do të kryhen në një ditë në të gjitha degët e një qarku.

Ndërkohë për çdo qark, PD ka shpallur numrin dhe votat që një kandidat do të marrë në mënyrë që të përjashtohet nga lista. Kështu, për qarkun Shkodër, anëtarët kanë të drejtë të heqin deri në 4 kandidatë nga lista.

Numri minimal i votave që duhet të marrë një kandidat për t’u përjashtuar është 620 vota.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>