Anëtarët e Këshillit Bashkiak që do të vendosin për prishjen e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Anëtarët e Këshillit Bashkiak që do të vendosin për prishjen e Teatrit Kombëtar

Erion Veliaj i ka kërkuar Këshillit Bashkiak të miratojë në mënyrë të paligjshme të një akt–ekspertize të Institutit të Ndërtimit për Teatrin Kombëtar.

Ky votim është jashtë kompetencave të Këshillit Bashkiak dhe, me gjasa, do të përdoret nga Veliaj si pretekst për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Mbledhja e Këshillit është caktuar të mbahet të premten. Këshilltarët socialistë do të jenë para zgjedhjes të respektojnë ligjin apo t’i nënshtrohen Veliajt dhe të venë emrin e tyre në listën që do të hyjë në histori si ‘njerëzit që shembën Teatrin Kombëtar’, një nga veprat më të rëndësishme kulturore e historike të vendit.

Veliaj u ka hequr të drejtën e referendumit për këtë çështje qytetarëve të Tiranës, por ata kanë sot mundësinë t’u kërkojnë përfaqësuesve të tyre në Këshillin Bashkiak të votojnë kundër kërkesës së Veliajt.

Exit News po boton më poshtë listën e plotë të këshilltarëve bashkiakë të Tiranës.

Këshilltarët bashkiakë socialistë të Tiranës

Adrian Civici — Dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetit Mesdhetar;

Agim Kraja — Ish-këshilltar bashkiak i LSI-së, tani anëtar i PS-së;

Aida Llazani — Kryetarja e degës së Njësisë 8, Tiranë;

Albert Nikolla — Këshilltar i Kryeministrit Rama;

Albina Nanaj — Përkthyese, aktiviste e mbrojtjes së mjedisit;

Aldrin Dalipi — Ish-Kryetar i Këshilllit Bashkiak në vitin 2013;

Alketa Hila — Ish-Drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;

Arta Dollani — Drejtore e Institutit te Monumenteve të Kulturës (IMK);

Artur Sula — Dekan i Fakultetit të Filologjikut dhe Gjuhëve të Huaja;

Bajram Shera — Pedagog, Universiteti Bujqësor i Tiranës;

Bardhylka Kospiri — Zëvendësministre e Shëndetësisë, ish-aktiviste në Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara;

Besfort Lamallari — Zëvendësministër i Brendshëm, Prefekt i Qarkut Shkodër;

Blerina Doracaj — Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste, Tiranë; ish-Drejtoresha e Hipotekës,

Bora Panajoti — Ish-këshilltare bashkiake e LSI-së;

Dajna Sorensen — Zëvendësministre e Financave;

Dorina Kuka — Drejtoreshë e Shkollës 9- vjeçare “Ali Demi”, Tiranë;

Egert Vargu — Ekonomist, anëtar i forumit rinor të Partisë Socialiste FRESSH;

Enis Hoxha — Ish-zëvendës kryeregjistrues, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë;

Eridian Salianji — Avokati i PS-së në KQZ;

Ermira Gjeci — Zëvendësministre e Bujqësisë;

Ervin Mete — Kryetar i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, ish-Zëvendëministër i Ministër i Ekonomisë dhe ish-Zëvendës Ministër i Financave;

Etjen Xhafaj — Zëvendësministër i Evropës dhe i Punëve të Jashtme;

Fatos Arapi — Pronar i Kompanisë Alba-Trans, i dënuar për përdorim të biletave të fallsifikuara të autibuzave të Tiranës;

Frida Krifca — Drejtore e Agjensisë së Zhvillimit të Bujqësisë;

Gazment Paja — Aktor;

Genc Duka — Punonjës i OST-së;

Genta Mezini — Ish-këshilltare bashkiake e LSI-së, tani anëtare e PS-së;

Gerta Pëllumbi — Pedagoge, Universiteti Bujqësor i Tiranës;

Glindxhet Madhi — Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Socialiste (FRESSH);

Hantin Bonati — Zëvendësministër  i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Iva Berahaj — Anëtare e forumit rinor të Partisë Socialiste (FRESSH);

Joleza Koka — Ish-Kryetare e FRESSH;

Julian Hodaj —  Zëvendësministër i Brendshëm;

Katerina Marku — Anëtare e forumit rinor të Partisë Socialiste (FRESSH);

Klodeta Dibra — Pedagoge në UT, ish-deputete e PS-së;

Koli Bele — Ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit;

Luan Bregasi — Sipërmarës, Kryetar i organziatës Biznes Albania;

Luiza Grazhdani — Eksperte për vlerësimin e pasurisë,

Maura Linadi — Anëtare e FRESSH;

Mira Kapisyzi — Zëvendësministre e Shëndetësisë;

Naim Halili — Ish- këshilltar bashkiak i LSI-së, tani anëtar i PS-në;

Oltion Rrumbullaku — Zëvendësministër i Arsimit;

Orion Glozheni — Mjek;

Ornela Çuçi — Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit;

Petrit Deskaj — Ish-kandidat për deputet i PS-së;

Plarent Ndreca — Sekretari i Pergjithshëm i Ministrisë së Brendëshme, ish-Sekretari i Pergjithshem i Ministrisë së Arsimit;

Redi Shtino — Ish-zëvendësministër i Arsimit;

Romina Kuko — Zëvendësministre e Brendshme;

Roy Bashaj — anëatr i forumit rinor të Partisë Socialiste FRESSH;

Sara Shameti — anëtare e forumit rinor të Partisë Socialiste FRESSH;

Sonila Qato — Ish-Minsitre, ish- Drejtoreshë e Autoritetit të Rrugëve (ARRSH);

Teuta Vodo — Zëvendësminsitre e Brendshme;

Toni Gogu — Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ish-Zëvendës Minsitër i Drejtësisë;

Vjollca Braho — Drejtoreshë e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor;

Xheni Hatillari — aktiviste rinore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>