Anëtarët e PD-së heqin Kryebashkiakun e Kukësit dhe të Tropojës

Nga Exit News
Anëtarët e PD-së heqin Kryebashkiakun e Kukësit dhe të Tropojës

Partia Demokratike zgjodhi të premten, në Kukës dhe në Tropojë me votim negativ për të hequr persona nga listat e kandidatëve për kandidatë deputet.

Anëtarët e PD-së së Kukësit kanë vendosur të eleminojnë ish-kryebashkiakun e Kukësit Bashkim Shehu.

Kandidatët për kandidat deputet që u zgjodhën janë:

Admir Sinamati, mjek ligjor në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”;

Arben Çejku, drejtues I Qendrës shqiptare për Qeverisjen e Mirë;

Ibrahim Bruka, mjek kirurg në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”;

Sahit Prizreni, sportistë, anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës;

Vjollca Vata, notere.

Njësoj, edhe anëtarët e PD-së së Tropojës kanë vendosur të eleminojnë ish-kryebashkiakun e Tropojës Besnik Dusha.

Kandidatët për kandidat deputet që u zgjodhën janë:

Isuf Çela, ish-deputet i PD-së në Tropojë;

Mimoza Hajdarmataj, ish-deputete e PD-së 2015-2017;

Lush Susaj, profesor në Universitetin e Bujqësisë Tiranë;

Feride Rrahmani, Zëvendës Kryetaren e Bashkisë Tropoj;

Xhem Neza.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>