Anëtari i Bandës së Lushnjes kërkesë gjykatës për ulje dënimi

Nga Exit News
Anëtari i Bandës së Lushnjes kërkesë gjykatës për ulje dënimi

Enver Dodollaku, anëtar i bandës së Lushnjes i kërkoi gjykatës së Elbasanit t’i njohë dhe llogarisë si vite dënimi, ditët e paraburgimit në Itali.

Me anë të kësaj kërkese, anëtari i bandës së Lushnjes kërkon uljen e dënimit. Sipas Kodit penal koha e paraburgimit do të llogaritet kur jepet dënim. Kodi parashikon se 1 ditë paraburgim është i barazvlefshëm me 1 ditë e gjysëm burg.

Dondollaku ka qëndruar në paraburgim për disa kohë deri sa është ekstraduar në Shqipëri për të vuajtur dënimin prej 25 vitesh.

Dondollaku akuzohet për vrasjen e inspektorit të policies, Kleanti Bano, vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të komisariatit të policisë Lushnjë, komisar Sinan Meta, vrasjen e Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri dhe Xhevdet Demiri. Vendosjen e eksplozivit në stadiumin e qytetit të Lushnjës, marrje peng dhe vënie gjobash, trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucioni.

Dondollaku, u arrestua në maj të vitit 2006 në qytetin e Padovës në Itali. Pas gjykimit për falsifikim e trafik droge, dënim i vuajtur në Itali, është vendosur edhe ekstradimi i tij në Shqipëri, ku është dënuar me 25 vjet burg.

Dondollaku po e vuan dënimin e tij në burgun e Peqinit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>