Kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të gjobitet për moscaktim të një personi për raportimin e veprimtarive publike të tij.
Në këtë përfundim ka arritur anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ilirjan Rusmali.
Ai argumenton në mendim e pakicës për heqjen e gjobës së Veliajt, se personi raportues për këto aktivitete është bërë me 38 ditë vonesë nga krijimi i KAS.
Sipas Kodit Zgjedhor (neni 92), të gjitha institucionet publike duhet të raportojnë aktivitetet e tyre gjatë muajve zgjedhor.
Rusmali shprehet se në këtë rast përgjegjësia bie mbi kryebashkiakun Veliaj dhe ai duhet të gjobitet.
KAS hoqi gjobën ndaj Veliaj lidhur me shkeljet e pretenduara të Kodit Zgjedhor të martën.
KAS vlerësoi se Veliaj nuk është personi përgjegjës mbi raportimin e aktivitetit për të cilin ai u akuzua se ka shkelur rregullat zgjedhore.
Veliaj u gjobit me 75 mijë lekë nga KQZ pas denoncimit të LSI për vizitat e tij në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Sipas vendimit, Veliaj nuk kishte raportuar për aktivitetin dhe kishte kryer inaugurime.
KAS tha se kryebashkiaku nuk ka përgjegjësi administrative dhe raportimi është bërë në përputhje me ligjin.
KQZ ka miratuar një vendim mbi aktivitetet e ndaluara, ku përcaktohet se vizitat në shtëpitë e rindëruara janë të ndaluara përveç rasteve kur fondet ose projekte kanë filluar përpara periudhës së ndaluar.