Anëtari i KLP Besnik Cani kallëzon në SPAK, gjyqtarët e KPA Hajdari e Daci

Nga Exit News
Anëtari i KLP Besnik Cani kallëzon në SPAK, gjyqtarët e KPA Hajdari e Daci

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani kallëzoi pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), dy gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dhe Luan Daci. Zoti Cani pretendon se të dy gjyqtarët janë në kushtet e mbarimit të mandatit të tyre, pasi janë zgjedhur në kundërshtim me ligjin.

Zoti Cani argumentoi se gjyqtarët Hajdari dhe Daci nuk duhet të jenë pjesë e KPA, pasi nuk përmbushin kushtet ligjore, përkatësisht; gjyqtari Hajdari nuk ka notën mesatare 8 të kërkuar nga ligji, ndërsa gjyqtari Daci ka fshehur shkarkimin e tij në vitin 1997.

Prokurori Cani kërkoi gjithashtu largimin e tyre nga trupa gjykuese, e cila do të gjykojë atë në KPA, për mungesë paanshmërie të tyre.

KPA vendosi të pranojë kërkesën e anëtarit të KLP, duke argumentuar se ata do të qëndrojnë në gjykim deri në zëvendësimin e tyre.

Besnik Cani u konfirmua në detyrë në nëntor të 2018.

Komisioneri Publik (KP) ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për prokurorin dhe anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Besnik Canin.

Më herët, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) kishte kërkuar që KP ta apelonte vendimin e KPK-së

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>