Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) akuzoi anëtarin e Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci për fallsifikim dokumentash.
Në një njoftim dërguar KPA-së, SPAK pohon se ka përfunduar hetimet ndaj Dacit dhe ka ngritur ndaj tij akuzën e fallsifikimit të dokumentave, pasi ai ka fshehur shkarkimin e tij si gjyqtar në vitin 1997.
Daci u kallëzua në SPAK nga ish-anëtari I Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Ish-prokurori Cani akuzon Dacin se ka fshehur vendimin e KLD-së për largimin nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.
Gjatë intervistës në Komisionin Parlamentar ad hoc, Daci fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.
Në përfundim të hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka fallsifikuar dokumentat.
Në 20 Maj, Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të pranojë kërkesën e SPAK për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Daci ndërsa në 5 Qershor, Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi rikthimin në detyrë të tij.
Tashmë çështja e Dacit ndodhet në Gjykatën e Lartë, pasi SPAK ankimoi vendimin e Apelit.
Pavarësisht se Daci po gjykohet, KPA vendosi ta lërë në detyrë duke e bërë pjesë të trupave gjykuese.