Anëtarja e 7-të e Kushtetueses betohet para presidentit

Nga Exit News
Anëtarja e 7-të e Kushtetueses betohet para presidentit

Anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja u betua, mesditës e së martës, para presidentit Ilir Meta.

Bejtja u dekretua të hënën nga presidenti Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo zëvendësoi në GJK, ish-anëtarin Besnik Muçi.

Noterja Sonila Bejtja ishte propozimi i vetmën në listën e dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, tek presidenti Meta.

Për këtë vend kishin aplikuar dhe Altin Binaj e Zhaklina Peto.

Por Binaj u zgjodh anëtar në GjK, pasi kishte kandiduar dhe për një post tjetër. Ndërsa Peto ka paditur KED-in pasi pretendon se është përjashtuar nga gara në kundërshtim me ligjin dhe vullnetin e saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>