Anëtarja e Komisionit të Vencias Prof. Angelika Nussberger ka thënë për Deutche Welle se pas opinionit të Komisionit për Gjykatën Kushtetuese, nuk ka vend për interpretime të tjera. Gjatë intervistës, Nussberger thekson 5 pika kryesore për dialogun politik dhe reformën në drejtësi:
1 — Krijimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese sipas opinioni të Komisionit të Venecias
“Hapi tjetër i nevojshëm është të ecet përpara me emërimet e tjera të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mbi bazën e opinionit të Komisionit të Venecias rruga përpara tani duhet të jetë e qartë”.
2 — Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese u krijua për shkak të mekanizmave të komplikuar
“Kushtetuta e Shqipërisë vendos një mekanizëm të komplikuar për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Parashikimet kushtetuese çuan në mosmarrëveshje. Kështu që nuk ka vend për interpretime”.
3 — Kriza kapërçehet vetëm me dialog
“Për të kapërcyer krizën kërkohet dhe është thelbësore arritja e një konsensusi të gjerë për një dialog konstruktiv, ndërinstitucional dhe bashkëpunimi mes institucioneve të shtetit.”
4 — Nuk do të ketë bllokim politik nëse ndiqen këshillat e Komisionit
“Njëherë për njëherë, megjithatë Komisioni i Venecias ka shpjeguar si funksionojnë mekanizmat kushtetues. Kështu që edhe nëse nuk ka konsensus për ndryshimin e Kushtetutës, nuk ka asnjë arsye për një bllokadë politike”.
5 — Problemet në Shqipëri të krijuara nga mosdialogu politik
“Nga perspektiva jashtë duket, se problemet janë “self-made” -të krijuara vetë dhe çdo gjë do të rregullohet sa më shpejt që aktorët politikë të bashkojnë përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje të mira të përbashkëta”.
Intervistën e plotë e gjeni këtu.