Anglia dhe Amerika akuzojnë Rusinë për sulm kibernetik ndaj kompanive që krijojnë vaksina kundër Covid-19

Nga Exit News
Anglia dhe Amerika akuzojnë Rusinë për sulm kibernetik ndaj kompanive që krijojnë vaksina kundër Covid-19

Shërbimet e sigurisë së Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të amerikës dhe kanadasë kanë paralajmëruar se spiunë rus po synojnë organizatat që po zhvillojnë vaksina kundër koronavirusit.

Qendra Kombëtare për Sigurinë Kibernetike në Angli (NCSC) tha se “është thuajse e sigurt” që hackerat punonin për shërbimet e inteligjencës ruse.

Kërkimet për vaksinën nuk janë penguar nga sulmi por agjencitë e sigurisë nuk njoftuan nëse janë vjedhur informacione, raporton BBC.

Rusia mohon akuzën.

Zëdhënësi i presidentit Putin tha se Rusia nuk ka të bëjë me këto përpjekje ndaj kompanive farmaceutike dhe qendrave të kërkimit në Angli.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>