Britania po konsideron mundësinë e detyrimit të vendosjes së maskës në dyqane për qytetarët.
Por për ministrin Gove, mbajtja e maskës në dyqan është thjesht edukatë bazike.
Për momentin në Angli, mbajtja e maskave është e detyrueshme vetëm në mjetet e transportit publik.
Skocia e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave edhe në dyqane.
Kryeministri anglez Boris Johnson tha pak ditë më parë se Britania duhet të jetë më strikte në këmbënguljen për mbajtjen e maskave nga qytetarët në ambjekte të mbyllura.