
Sekretari i Shtetit për Shëndetin, Matt Hancock i tha BBC se në Angli nuk do i detyrojnë punonjësit të mbajnë maska në zyra.
Më herët një gazetë kishte raportuar se kjo gjë po konsiderohej nga autoritetet angleze.
“Është diçka që e vlerësuam, por e refuzuam” – tha Hancock.
Ai argumentoi se maskat parandalojnë transmetimin e virusit në takime të shkurtra mes njerëzve të panjohur.
Për kontakte mes njerëzve në afate kohore më të gjata, distanca sociale dhe larja e duarve janë masa të përshtatshme se maska.
Maskat në Angli do të jenë të detyrueshme për qytetarët nga data 24 korrik vetëm për në dyqane.