Anglia tërhiqet nga plani i pasaportave të vaksinimit

Nga Exit News
Anglia tërhiqet nga plani i pasaportave të vaksinimit

Anglia është tërhequr nga plani për të pajisur qytetarët me pasaporta vaksinimi.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid ka konfirmuar se planet për pasaportat e vaksinave në Angli do të anulohen.

“Kam i kënaqur të them që nuk do të ecim përpara me këto plane”, tha Javid në një intervistë për BBC.

Plani për pasaporta vaksinimi parashikonte që ato të shërbenin për të lejuar njerëzit të hynin në ambjente të mbyllura ku mblidhen shumë njerëz.

Danimarka, Greqia, Franca, Italia, disa provinca kanadeze dhe qytetet amerikane të New Orleans, New York dhe San Francisco janë ndër vendet që kanë kërkesa për vaksinim për të hyrë në vende si restorante të mbyllura ose teatro.

“Pasaportat e vaksinës” janë dokumente dixhitale ose letre që tregojnë se jeni vaksinuar kundër COVID-19.

Vendet e BE dhe disa shtete në SHBA kanë krijuar pasaportën në formë dixhitale ku dokumenti që provon vaksinimin është konvertuar në një kod QR të skanueshëm që mund të mbahet edhe në celular.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>