Ankaraja përfshihet nga protesta të dhunshme kundër sirianëve

Nga Exit News
Ankaraja përfshihet nga protesta të dhunshme kundër sirianëve

Grupe protestuesisht kundër emigrantëve në Turqi kanë sulmuar shtëpi, dyqane dhe makina në pronësi të sirianëve në Ankara.

Dhuna shpërtheu të mërkurën mbrëma pas raporteve se një refugjat sirian kishte goditur me thikë dy turq në një përleshje. Për pasojë një 18 vjeçar turk humbi jetën.

Qindra protestues vendas zbritën në një zonë të Ankarasë ku jeton një komunitet i emigrantëve dhe refugjatëve nga Siria.

Videot në internet treguan grupe burrash që përmbysnin makina dhe vandalizonin dyqanet.

Policia zbarkoi në zonë për të shuar dhunën. Raportet turke thonë se policia evakuoi disa sirianë nga lagja me autobusë.

Zyra e Guvernatorit të Ankarasë tha se protestat e dhunshme kishin përfunduar me “përpjekjet intensive të forcës policore” mbrëmjen e së mërkurës.

Ndjenja kundër emigrantëve në Turqi është rritur vitet e fundit ndërsa disa politikanë bëjnë fushatë për kufizime më të ashpra ndaj tyre.

Tensionet janë ndezur kohët e fundit me ardhjen e mijëra afganëve që ikin nga lufta në vendin e tyre.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se Turqia aktualisht pret numrin më të madh të refugjatëve në të gjithë botën, përfshirë më shumë se tre milionë sirianë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>