Anketa në Kosovë tregon mbështetje të ulët për shkëmbimin e territoreve

Nga Exit News
Anketa në Kosovë tregon mbështetje të ulët për shkëmbimin e territoreve

Në Janar 2020, në Kosovë 30 për qind e qytetarëve mbështesnin shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i hapur rrugë antarësimit në OKB.

Kështu thotë Volumi i tretë i raportit mbi pyetësorin “Vox Populi mbi ‘Finalen e Madhe’ mes Kosovës dhe Serbisë’, publikuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).

Përfundimet reflektojnë mendimin e 1107 pjesmarrësve – 90% e të cilëve shqiptarë, 8% serb dhe 2% të grupeve të tjera etnike – në periudhën 20-24 Janar 2020.

— Dialogu Kosovë Serbi

Thuajse 70% e të anketuarve mbështesnin rinisjen e dialogut.

tabela

— Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

57% mendojnë se nëse Kosova njihet nga Serbia, ajo nuk duhet të bashkohet me Shqipërinë.

tabela

tabela

Për shqiptarët, arsyeja kryesore është se e shohin kombin shqiptar më ‘të fortë’ nëse në institucione ndërkombëtare përfaqësohet nga dy shtete.

37% e mbështetën idenë e bashkimit. Në krahasim me rezultatet e anketave të mëparshme të këtij Instituti, ata që mbështesin idenë e bashkimit tani janë më pak.

— Marrëveshja Kosovë Serbi

tabela

90% e shqiptarëve të Kosovës dhe 47% e serbëve nuk janë të kënaqur me status-quo-në mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga të anketuarit, 78% e të anketuarve kundërshtuan me forcë mundësinë për t’i dhënë pushtet ekzekutiv Asosacionit Serb në Kosovë, nëse Serbia pranon ta njohë Kosovën shtet.

Screen Shot at

 

 

Ndërsa idenë e shkëmbimit të territoreve në këmbim të njohjes së Kosovës e mbështetën 30% e të anketuarve. Thuajse 60% e refuzuan fort këtë ide.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme