Anulohet takimit mes Kurti e Thaçit për marrjen e mandatit të kryeministrit

Nga Redaksia
Anulohet takimit mes Kurti e Thaçit për marrjen e mandatit të kryeministrit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nuk do të mund të marrë sot nga presidenti Hashim Thaçi mandatin për formimin e qeverisë së re.

Lajmi u bë publik nga selia e LVV-së e cila njoftoi se Zoti Kurti ndodhet jashtë Prishtinës:

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takojë Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit.”

Presidenti Thaçi i dërgoi sot ftesë Albin Kurtit, kryetarit të Vetëvendosjes si partia e parë fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Me marrjen e mandatit për formimin e qeverisë, Kurti do të ketë 15 ditë kohë për të vendosur se me cilën parti do të formojë koalicionin qeveritar dhe do të formojë shumicën e thjeshtë prej 61 votash në kuvend.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 32 mandate, LDP 29 mandate deputetësh, PDK 25 mandate, koalicioni AAK-PSD  14 deputetë dhe Lista Serbe ka 10 deputetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>