
Gjykata e Apelit Administrativ vendosi të kthejë për herë të dytë në garë kandidaten për Gjykatë Kushtetuese, Zhaklina Peto.
Në vendimin e datës 7 dhjetor, Apeli ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për skualifikimin nga gara të Petos.
Kandidatja Peto u skualifikua nga gara për herë të dytë me argumentin se nuk plotësonte kriteret.
Më herët Apeli Administrativ e riktheu në garë, Peton por KED vendosi ta përjashtonte atë nga gara.
Peto kallëzoi në SPAK kryetaren e KED, Vitore Tusha dhe relatoren e dosjes së saj, Miranda Andoni me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas saj ato e kanë skualifikuar me pa të drejtë nga gara.