Apeli i Posaçëm lë në burg Ardian Çapjan

Nga Exit News
Apeli i Posaçëm lë në burg Ardian Çapjan

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e Ardian Çapjes për të zbutur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Çapja pretendoi se prokuroria nuk ka prova dhe kërkoi vendosjen e një mase sigurie më të lehtë.

Ardian Çapja u vu në pranga një ditë më parë për vrasjen e Gentian Beqirit, ndërsa në kërkim u shpall nipi i tij, Florenc Çapja.  Pas arrestit gjykata la në burg Çapjan.

Ata janë akuzuar edhe më parë për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës në vitin 2006.

Në vitin 2012, ata u gjykuan për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirajt. Sipas policisë autorët e kësaj vrasjeje të dyfishtë janë Ervis Bardhi (38 vjeç) dhe Etien Çani (28-vjeç).

Ndërsa në 2016, Ardian Çapja u arrestua për sulm ndaj policisë së bashku me dy të tjerë, por më pas u la i lirë nga policia.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>