Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, pasi ky i fundit kishte kërkuar zëvendësimin e saj për shkaqe shëndetësore.
Masa arrest me burg u la në fuqi dhe për shoferin e tij Isuf Gega.
Prokurori Karriqi u arrestua më 30 qershor në kuadër të një hetimi nga SPAK. Ai akuzohet se ka kërkuar dhe ka përfituar shuma parash në këmbim të favorizimit të personave nën hetim.
Po ashtu, theksohet se janë siguruar prova konkrete për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pasiv për llogari të Prokurorit të Kukësit.