Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin për konfiskimin e serverave të Lapsi.al

Nga Exit News
Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin për konfiskimin e serverave të Lapsi.al

Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë ka anulluar një urdhër të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për sekuestrimin e pajisjeve të platformës Lapsi.al”.

Lajmi u njoftua të enjten nga avokati i Lapsi.al, Dorian Matlija.

Vendimi i apelit ndjek një vendim të mëparshëm nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), që urdhëroi autoritetet shqiptare të tërhiqeshin nga sekuestrimi i pajisjeve mediatike.

Muajin e kaluar, Lapsi.al publikoi detaje të asaj që pretendonte të ishte një bazë të dhënash që përmbante informacion personal të më shumë se 910,000 votuesve.

Këto të dhëna dyshohet se janë marrë nga Regjistri Civil dhe i janë dhënë Partisë Socialiste për t’u përdorur në fushatën zgjedhore.

Shqipëria ka rreth 3.5 milionë persona me të drejtë vote, por rreth një e treta e tyre nuk banojnë brenda vendit.

Të dhënat e rrjedhura përfshinin numrin personal të identitetit, emrin, emrin e babait, mbiemrin, datën e lindjes, qendrën e votimit, vendin e lindjes, kodin e banesës, numrin në listën zgjedhore, numrin e telefonit, nëse ishin emigrant dhe në cilin vend, nëse ishin simpatizant të Partisë Socialiste, vendlindja, punëdhënësi dhe patronazhisti.

Partia Socialiste mohoi zotërimin e bazës së të dhënave në fjalë.

Prokuroria Speciale e Shqipërisë kundër Krimit të Organizuar (SPAK) nisi hetimet për Lapsi.al, kur skedari i të dhënave u përhap në internet dhe gjithëkush mund ta shkarkonte.

Asnjë hetim nuk u nis për Partinë Socialiste.

LEXO  Kapen 7 persona dhe shpallen 2 në kërkim për armatim të rëndë, SPAK kërkon burg

Prokurorja Enkeleda Millonai urdhëroi sekuestrimin e serverave, telefonave dhe pajisjeve të tjera të Lapsi.al në mënyrë që të gjente burimin e rrjedhjes dhe gjyqtarja Iliriana Olldashi miratoi urdhrin.

Para se të ndodhte sekuestrimi, gazetarët e Lapsi.al e çuan çështjen në GJEDNJ, e cila lëshoi ​​një urdhër urgjent që SPAK të ndërpriste konfiskimin.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme