Apeli i Posaçëm vendos sot për masat e sigurisë për gjyqtaren Hoxha dhe mjekun Prifti

Nga Exit News
Apeli i Posaçëm vendos sot për masat e sigurisë për gjyqtaren Hoxha dhe mjekun Prifti

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë sot kërkesën e gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha dhe mjekut Edvin Prifti.

Të dy kanë kërkuar lehtësim të masës së sigurisë nga arrest me burg.

Trupa gjykuese është e përbërë nga Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj.

Mjeku Prifti ka apeluar në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë arrest me burg si dhe sekuestrimin e parave.

Ai kërkon ndryshim të masës në detyrim paraqitjeje si dhe kthim të parave të sekuestruara pasi ato janë të ligjshme.

Prifti argumenton se sekuestrimi i tyre është bërë në mënyrë të paligjshme, sepse ato janë gjetur gjatë kontrollit në çantën e tij. Kjo gjë është bërë sipas mjekut pa vendim gjykate.

Gjyqtarja Hoxha dhe mjeku Prifti janë të arrrestuar nga SPAK për korrupsion.

 

Lajme te ngjashme