Apeli liron nga burgu 7 djem që përdhunuan në grup një 13-vjeçare

Nga Exit News
Apeli liron nga burgu 7 djem që përdhunuan në grup një 13-vjeçare

Gjykata e Apelit të Kavajës ka liruar nga burgu 7 të rinjtë, të cilët një vit e gjysëm më parë përdhunuan në grup një 13-vjeçare dhe i bënë asaj shantazh përmes videove.

Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e gjykatës së Durrësit, e cila kishte vendosur dënim me burg për to. Tani Apeli ka vendosur kryerjen e dënimit përmes shërbimit të provës. Shkak për lirimin është bërë mosha e re të djemve dhe pendimi i tyre.

Viktima kishte denoncuar fillimisht 12 djem. Ajo i akuzoi ato se e detyruan të bënte seks me ta me anë të shantazheve. I dashuri i saj kishte ndarë tek shokët një video ku ato kryenin marrëdhënie seksuale. Kjo video u përdor nga shokët e tij për ta përdhunuar vajzën nën kërcënimin se do ta bënin videon publike. Shantazhi ndaj saj vazhdoi për 4 muaj.

Mësuesit dhe familja e vajzës nuk arritën ta raportojnë menjëherë dhunimin në polici. Policia gjithashtu u akuzua se nuk reagoi me shpejtësi për të marrë në pyetje ose arrestuar të dyshuarit.

Për më tepër, ERTV,  televizioni personal i kryeministrit Rama, transmetoi një intervistë me familjen e viktimës, të realizuar nga deputetja Elisa Spiropali. Kjo dëmtoi identitetin e viktimës ndërsa ajo ishte akoma e mitur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>