Apelimet ndaj vendimeve të KPK–Bilanci deri tani

Nga Exit News
Apelimet ndaj vendimeve të KPK–Bilanci deri tani

Tre vite më parë filloi procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Rivlerësimi kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Pranë Komisionit veprojnë dy Komisionerë Publikë, të cilët përfaqësojnë interesin publik në procesin e verifikimit dhe kanë të drejtën të ankimojnë vendimet e Komisionit. Pra, në rast se komisioni vlerëson pozitivisht një gjyqtar a prokuror dhe Komisioneri Publik mendon se vendimi është i gabuar, ai ka të drejtë ta ankimojë vendimin në KPA.

Që prej shkurtit të 2018 e deri në qershor 2020 janë rregjistruar 35 ankime në total ose afërsisht 36 përqind.

Ankimi i parë është ndaj ish Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Gjatë vitit 2018 KP ka ankimuar 16 vendime, në 2019 13 vendime ndërsa në 2020 janë vetëm 6 ankime.

Gjatë viteve 2018-2019 nga 91 magjistrantë të konfirmuar Komisioneri Publik ka ankimuar 29 prej tyre ose 31 përqind ndër të cilët 13 gjyqtarë dhe 15 prokurorë dhe 1 këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese. Gjatë 2020 nga 7 magjistrantë të konfirmuar Komisioneri Publik ka ankimuar 6 prej tyre ose 86 përqind, ndër të cilët 3 gjyqtarë, 2 prokurorë dhe 1 ish Inspektor i Lartë i KLD.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>